Juventus është në kërkim të një qendërmbrojtësi, që kur nga skuadra u largua Leonardo Bonucci

Pavarësisht se tajneri Massimiliano Allegri tha se nuk janë duke u ngutur për të gjetur zëvendësuesin e Leonardo Bonuccit, i cili u transferua në Milan, drejtuesit e skuadrës  po punojnë në këtë drejtim.

Sipas Bild, ‘Zonja e Vjetër’ është vënë pas mbrojtësit gjerman të Bayern Munichut, Mats Hummels.

Lojtari vetëm një vit më parë u transferua nga Dortmund, por Bayern mund të lejojë largimin e tij nëse marrin një ofertë prej 50 milionë eurosh.

Në listën e Juventusit po ashtu janë edhe Gimenez i Atletico Madridit, Garay i Valencias dhe De Vrij i Lazios

Global