Danilo është vetëm një hap larg transferimit te Juventusi. Sipas mediave spanjolle, bardhezinjtë dhe Reali i Madridit kanë gjetur akordin që anësori i djathtë të veshë fanellën e kampionëve të Italisë.

Juventus do t’i paguajë Realit për kartonin e tij 20 milionë euro, plot 11 milionë euro e gjysmë më pak nga sa Reali i pagoi Portos për ta blerë dy vjet më parë.

Me Danilon, Juventusi gjen në këtë mënyrë zëvendësuesin e Dani Alves që sapo zgjidhi kontratën në mënyrë konsensuale.

Me Danilon në planin personal Juventusi ka një akord mbi bazën e një page prej 5 milionë eurosh në pesë vjet.

25-vjeçari ka gjetur pak hapësira aktivizimi sezonin e kaluar duke zhvilluar gjithsej 17 ndeshje si titullar, vetëm 3 prej të cilave në Champions League.