Juventusi e ka tërhequr ofertën për transferimin e sulmuesit të Sampdorias, Patrik Schick – bëjnë të ditur mediat në Itali.

Zonja e Vjetër kishte ofruar 25 milionë euro për çekun dhe marrëveshja ishte arritur, mirëpo pas ekzaminimeve mjekësore që i kishte bërë lojtari, çështja kishte ngecur.

Të martën, përfaqësues të dy klubeve kanë pasur një takim, ku sipas faqes së Gianluca Di Marzios, Bianconerët e kanë tërhequr ofertën.

Schick thuhet se ka pasur probleme me zemër, gjë që u detyrua t’iu nënshtrohej dy herë testeve mjekësore.

Nga ana tjetër, Sampdoria i ka përgënjeshtruar njoftimet se lojtari i tyre ka probleme kardiake duke thënë se kanë qenë ata që e kanë refuzuar transferimin për t’i rishqyrtuar kushtet e ofertës.

T mobile In article [4]

Pritet të shihet se sa serioze është gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit dhe a do të ndikojë në të ardhmen e karrierës së tij si futbollist.

Global