Juventusi insiston për Toni Kroosin, për të cilin do të ofrojë 40 milionë euro.

Juventusi do t’i përdorë paratë nga shitja e Leonardo Bonuccit për ta transferuar mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos.

“Zonja e Vjetër” është duke kërkuar mesfushorë këtë verë, por deri më tani kanë transferuar vetëm anësorin e Bayern Munich, Douglas Costa.

Juve është duke e monitoruar Kroosin që një kohë dhe paratë e fituara nga shitja e Leonardo Bonuccit, që raportohet se do të transferohet në Milano, do t’i shpenzojë në gjermanin.

Por, SportMediaset shkruan se ky mund të jetë një tentim i kot për “Zonjën e Vjetër” pasi Zinedine Zidane nuk do të heqë dorë nga gjermani, teksa 70 milionë euro besohet të jetë vlera e 27 vjeçarit.

Edhe lojtari është i lumtur në Madrid, i cili përfiton 10 milionë euro në sezon dhe ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2022