Justin Bieber bëri një vizitë të papritur në Spitalin e Fëmijëve të Orange County! Këngëtari 23-vjeçar ua zbukuroi ditën disa fansave të hënën në Orange, Kaliforni.
Justin kaloi kohë duke shkëmbyer biseda, dhe lutje me pacientët.
“Kështu që infermierja jonë vjen dhe e pyet Victoria nëse ajo do të ketë një vizitor”, ka thënë nëna e quajtur Brandie Rummer, për vajzën e saj në Instagram.
“Ne i thamë jo. Ajo pyeti nëse asaj i pëlqen “x” personi. Ajo tha “po”. Infermierja doli nga dhoma. Ne diskutuam nëse është shaka apo jo. Unë ia shpjegova se njerëzit e famshmë vijnë në vizita te fëmijët e sëmurë në spitalet e fëmijëve gjatë gjithë kohës. Në këtë kohë personi erdhi. Prezantohet dhe Victoria ndihej e habitur. Buzëqeshja e Victoria’s ishte e mahnitshme dhe e madhe. Çdokush do të dijë kush ishte vizitori i saj? #justinbieber”.
“Ne ende nuk mund të besojmë se Justin Bieber erdhi për të takuar vajzën time. Çfarë bekimi ishte sot për të. Unë kurrë nuk e dija se ai kishte zemër kaq të madhe”, shkroi tutje nëna.