Justin Bieber ka anuluar pjesën tjetër të mbetur turneut të tij botëror për shkak të “rrethanave të paparashikuara”.

Ky veprim i tij do të prekë 14 data të parashikuara për koncerte në Azi dhe Amerikën e Veriut gjatë tre muajve të ardhshëm.

Bieber ka performuar deri tani në më shumë se 150 shfaqje që nga fillimi i turneut që kishte për qëllim promovimin e  albumit të tij të vitit 2015 “Purpose” e që nisi nga marsi i vitit 2016.

Global

Turneu i solli 93.2 milionë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2017, me një mesatare prej gati 40.000 bileta të shitura për secilin koncert.

Në ndërkohë që lajmi për anulimin e pjesës së mbetur të turneut të Bieber u bë i ditur nga zëdhënësit e tij, këngëtari akoma nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me këtë vendim.

T mobile In article [4]

Shumica e datave të mbetura të koncerteve të Bieber ishin në SHBA, por ai gjithashtu planifikohej të performonte në Japoni, Hong Kong, Filipine, Singapor dhe Indonezi.

Por një gjë e tillë atij iu ndalua pasi zyrtarët kinezë thanë javën e kaluar se ylli kanadez i muzikës pop nuk do të mund të performonte sepse ai ishte përfshirë në atë që ata e përshkruanin si “sjellje të keqe”