Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker i ka dërguar një letër Kryeministrit Edi Rama, me anë të së cilës e uron atë për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit. Për Junker, kjo fitore është një mandat i qartë për të vijuar me reformat.

‏Në letër, zyrtari i lartë europian shpreh mbështetje për Shqipërinë, teksa thotë se duhet të vijojë zbatimi i Reformës në Drejtësi.

“Përpjekje konkrete janë të nevojshme për të avancuar më tej zbatimin e reformës në drejtësi dhe në veçanti verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe për të luftuar me vendosmëri kundër krimit të organizuar, duke përfshirë kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve.

Jam i bindur se do të vazhdoni të përqendroheni në tejkalimin e sfidave që do të vijnë dhe dëshiroj t’ju siguroj mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian”, shprehet Junker.

Më tej ai thekson se dialogu me opozitën është i domosdoshëm në një vend demokratik.

“Unë e mirëpres që pas zgjedhjeve të një komunikim me opozitën, duke theksuar nevojën për të tejkaluar kontrastet ndërpartiake dhe duke nënvizuar sfidat e përbashkëta për Shqipërinë.

Rruga e Bashkimit Evropian do të kërkojë me të vërtetë dialog dhe bashkëpunim të ndërsjelltë konstruktiv”, vijon mesazhi i Junker.

Letra e Plotë:

Dua t’ju përgëzoj për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve tregon se qytetarët e Shqipërisë ju kanë dhënë një mandat të qartë për të vazhduar më tej reformat që keni filluar në vitet e fundit.

Unë e mirëpres që pas zgjedhjeve të një komunikim me opozitën, duke theksuar nevojën për të tejkaluar kontrastet ndërpartiake dhe duke nënvizuar sfidat e përbashkëta për Shqipërinë.

Rruga e Bashkimit Evropian do të kërkojë me të vërtetë dialog dhe bashkëpunim të ndërsjelltë konstruktiv.

Shqipëria është një partner shumë i rëndësishëm për EL1 dhe Komisioni Europian shpreson të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë për përgatitjen e Shqipërisë për anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian.

Përpjekje konkrete janë të nevojshme për të avancuar më tej zbatimin e reformës në drejtësi dhe në veçanti verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe për të luftuar me vendosmëri kundër krimit të organizuar, duke përfshirë kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve.

Jam i bindur se do të vazhdoni të përqendroheni në tejkalimin e sfidave që do të vijnë dhe dëshiroj t’ju siguroj mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian.

Sinqerisht,

Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë