Mes shumë të ftuarëve, në emisionin “Zonë e Lirë” është edhe moderatorja Jonida Vokshi.

Gjatë lojës që Çani organizoi me të ftuarit, kur djemtë luajnë përballë vajzave, aktorja zbuloi një nga fobitë e saj më të mëdha. Vokshi tregon se kur ka qenë fëmijë, vendi i saj i preferuar ka qenë deti, derisa njëherë u ndodh në një situatë shumë të rrezikshme, ku për pak sa nuk u mbyt, duke alarmuar kështu prindërit.

Jonida tregoi se shkak për këtë u bënë leshterikët. Kur pa që në këmbë kishte një tufë leshterikësh e kapi paniku. Dhe në vend që të notonte drejt bregut, mori drejtimin e kundërt.

“U nisa padashje drejt Italisë”- tregon ajo duke qeshur. Sigurisht që sot Jonida e tregon thjesht si një histori gazmore, por frika bezdisëse ndaj tyre nuk ka ndryshuar.