Këngëtarja Fjolla Morina është njëra ndër këngëtaret më mediatike të tregut shqiptar.

Ajo flitet shpesh për paraqitjet e saj dhe jetën private, ndërsa më pak rreth projekteve në karrierë.

E njohur për jetën e saj të shfrenuar dhe pa tabu, Fjolla ka sjell së fundmi ca pamje në Instagram Story, të cilat ngritin adrenalinën e ndjekësve të saj.

Në videon e publikuar, Fjolla shfaqet teksa i jep makinës së saj me shpejtësi mbi 300 kilometra në orë.

Nga videoja e publikuar, shihet se këtë shpejtësi këngëtarja e ka praktikuar gjatë ngasjes në një tunel.

Ndërkohë, në vitin 2015, ajo është përballur me një aksident goxha të madh rrugor, me ç’rast kishte rrezikuar jetën e saj dhe prishur veturën e re të tipit Range Rover. /Telegrafi/