Nidal Aboud ka rënë në sy gjatë lutjeve të së premtes në Jerusalem.

Përderisa myslimanët luteshin sipas riteve të tyre fetare, ai bënte kryqin duke e lexuar Biblen, transmeton portali arbresh.info

Ndërsa kur myslimanët luteshin duke thënë ‘Allahu Akbar’, ai qëndronte në heshtje dhe respektonte lutjet e shumë myslimanëve.

Global

Ai ishte i vetmi i krishterë midis mijëra myslimanëve që luteshin në lagjën Ëadi el-Joz, jashtë qytetit të vjetër të Jerusalemit.

Fotografia e bërë nga CNN ka zënë vëmendje të madhe në mediat e mbarë botës dhe ka marrë shumë pelqime dhe shpërndarje nëpër rrjetet sociale.

T mobile In article [4]

Lutjet janë bërë pasi Izraeli kufizoi hyrjen e palestinezëve në xhaminë al-Asqa, e cila për hebrenjtë njihet si Mali i Tempullit.

Pas një sulmi në hyrjen e vendit të shenjtë, dy policë izraelitë kanë mbetur të vdekur gjatë javës së kaluar.

Shkak i tensioneve të reja mes palestinezëve dhe izraelitëve ishte instalimi i detektorëve dhe ndalimi i hyrjes në xhami për burrat mbi 50 vjeç dhe për gratë.