Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë franceze, Pierre de Villiers, i cili kishte kritikuar shkurtimet buxhetore në mbrojtje, para se të kritikohej ashpër nga presidenti francez, Emmanuel Macron, sot dha dorëheqje.

“Në rrethanat aktuale, nuk mendoj se jam në gjendje të garantoj vazhdimësinë e modelit të ushtrisë tek i cili besoj për të garantuar mbrojtjen e Francës dhe francezëve”, shkruan gjenerali Villiers duke njoftuar largimin, raporton AFP.

Emri i pasardhësit, gjenerali François Lecointre, u publikua në Këshillin e Ministrave nga zëdhënësi i qeverisë, Christophe Castaner.

Global