Kryetari në detyrë i komunës së Deçanit, Rasim Selamanj ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës së Deçanit. Selmanaj ka falënderuar qytetarët e Komunës së Deçanit, duke shtuar se do të vazhdojnë bashkë në detyrat e tjera.

Ky është publikimi i tij pa ndërhyrje:

Në mes të interpretimeve se mandati i kryetarit përfundon ditën e çertifikimit si deputet apo ditën e betimit në seancën konstituive të Parlamentit të Republikës së Kosovës, nga sot jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës së Deçanit!
Detyrën e kryetarit sipas ligjit do ta kryen nenkryetari z. Sami Cacaj një njeri i dëshmuar dhe i përkushtuar gjatë gjithë jetës së tij për lirinë dhe shtetin e Kosovës!
Falemnderit Deçan!
Vazhdojmë bashkë!
r.selmanaj

Global