Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Jennifer Lopez muajit e fundit nuk po ndahet nga i dashuri i saj, ish ylli i bejsbollit Alex Rodriguez, i cili aktualisht është një biznesmen.

Dy të dashuruarit i kanë festuar mes miqsh ditëlindjen këngëtares së njohur, e cila sot më 24 korrik mbush 48 vjeçe.

Lopez kishte veshur një fustan të shkurtër shumë provokues, ndërsa Rodriguez kishte veshur një kostum blu shkruan Daily Mail.

Këngëtarja e famshme ka bërë disa kërcime të nxehta pranë partnerit të saj, të cilat i ka postuar në Instagram.

Jennifer Lopez ka lindur më 24 korrik 1969, ndërsa i dashuri i saj Alex ka lindur më 27 korrik 1975 dhe pas tri ditësh do të mbush 41 vjeç.

T mobile In article [4]