Jared Leto ka lëshuar një deklaratë duke kujtuar mikun e tij të ndjerë, frontmanin e Linkin Park Chester Bennington.

“Kur mendoj për Chester, më kujtohet buzëqeshja e tij”, shkruan artisti 45-vjeçar në deklaratën e postuar në Twitter.

“Qeshja e tij, inteligjenca, mirësia dhe zemra. Zëri absolutisht i paharruar që ishte në të njëjtën kohë – delikat, i egër dhe gjithmonë i mbushur me emocione”.

Global

“Dëshmimi i jetës së tij më mësoi shumë. Veçanërisht për mirësinë, për punën e vështirë, për ndjekjen dhe arritjen e ëndrrave, dhe kryesisht për dashurinë”, shtoi ai.

“E di që familja dhe grupi i tij ishin një burim masiv, frymëzim dhe krenari për të. Ishte e qartë për mua se ai ishte thellësisht mirënjohës për njerëzit që e rrethonin dhe jetën që kishte. Zemra ime është me familjen e tij, miqtë, dhe fansat. Një humbje tragjike e një legjende. Do të na mungosh”.

T mobile In article [4]