Japonia paralajmëroi sot katër anije kineze të rojes bregdetare të largohen nga grupi ishujve të kontestuar në Detin e Kinës Lindore të cilat Tokio i konsideron si ujërat e veta territoriale.

“Anijet kineze iu afruan ishujve Senkaku të Japonisë, rreth orës 10:20 (0120 GMT)”, njoftoi roja bregdetare e Japonisë.

Gjithashtu, Kina dhe Tajvani  i konsiderojnë ishujt e pabanuar si pjesë e territorit të tyre, ku ata njihen si Diaoyu dhe Tiaoyutai.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe zhvilloi të shtunën bisedime me presidentin kinez, Xi Jinping gjatë samitit të G20-ës në Hamburg, Gjermani dhe të dy liderët ranë dakord të rrisin dialogun e tyre për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht pasi ky vit shënon 45 vjetorin e normalizimit të lidhjeve diplomatike.