Adnan Januzaj është shprehur tejet i lumtur për transferimin në Real Sociedad.

Januzaj u transferua në Spanjë nga Manchester United për 9.8 milionë funte, derisa nënshkroi kontratë pesë vjeçare me Real Sociedadin.

Shqiptari, i cili sot (enjte) u prezantua te Real Sociedadi dhe zhvilloi stërvitjen e parë, u shpreh tejet i lumtur për këtë aventurë të re, duke thënë se do të mundohet ta ndihmojë ekipin që t’i arrijë objektivat.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu. Sociedad është ekip që luan futboll shumë të mirë. Kam dëgjuar gjëra shumë të mira për klubin. Kam ardhur për ta ndihmuar ekipin që t’i arrijë qëllimet e veta”, ka thënë Januzaj.