Carlo Ancelotti ka thënë se James Rodriguez është transferuar për ta forcuar Bayern Munichun
Transferimi i James Rodriguezit ka ngritur shumë pikëpyetje, se ku do të luajë mesfushori kolumbian në Bayern Munich.
Mediat gjermane shkruajnë se ai do të zëvendësojë Thomas Mullerin, por kështu nuk mendon edhe trajneri Carlo Ancelotti.
“James nuk ka ardhur për ta zëvendësuar Mullerin. Ai ka ardhur për ta përforcuar skuadrën”, tha Ancelotti gjatë një konference për media.