James Rodriguez ka komentuar transferimin e Alvaro Moratas në Chelsea

Mesfushori kolumbian, i cili gjatë kësaj vere është larguar nga Real Madrid për t’u huazuar në Bayern Munich, ka folur për largimin e Alvaro Moratas.

 Kolumbiani mendon se Zinedine Zidane ka humbur një lojtar që ka luajtur pak e ka shënuar shumë gola.

“Morata është lojtar fantastik, i cili mund të shënoi shumë gola. Chelsea do të bëjë shumë mirë me një lojtar të tillë”, tha James gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme me Chelsean.

“Në Real, Morata me pak minuta ka bërë gjëra të mira, duke shënuar shumë gola. Kjo është ajo që ai di të bëjë”