James Rodriguez dëshiron ta mësojë të ardhmen e tij para udhëtimit me skuadrën në Shtetet e Bashkuara për turin para sezonal dhe për këtë i ka dhënë ultimatum 48 orë Real Madridit.

James Rodriguez dëshiron të largohet nga Real Madridi, i cili i ka dhënë ultimatum 48 orë klubit Mbretërorë, që të mësojë përfundimisht të ardhmen.

Lajmin e bën të ditur spanjollja AS, që cek se James dëshiron ta mësojë të ardhmen brenda 48 orëve, duke mos preferuar udhëtimin me skuadrës në Shtetet e Bashkuara për turin para sezonal.

Ky reagim i kolumbianit erdhi pas raporteve se Reali ka nënshkruar me talentin 21 vjeçar spanjoll Dani Ceballos nga Real Betis.

Chelsea, PSG dhe Manchester United interesohen për 25 vjeçarin që u transferua në Madrid në vitin 2014 për 80 milionë euro. Për tre vite, James ka bërë 110 paraqitje për Los Blancos, duke shënuar 36 gola