Megjithëse ende nuk është zyrtarizuar nga klubi britanik, Romelu Lukaku sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Manchester United.
Së fundmi nga Los Angelos, Paul Pogba feston transferimin e shokut të ngushtë i cili i kushtoi “Djajve të Kuq” plot 85 milionë euro, shkruan tabloidi “The SUN”,
Manchester United fitoi garën me Chelsean për të nënshkruar me sulmuesin belg.
Mesfushori më i shtrenjtë në botë shkroi: “Shihemi nesër në trajnim @ rlukaku9 #bienvenue # AgentP”