Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot se droga e sekuestruar në Llakatund të Vlorës është duke u vjedhur.

Sot u sekuestruan 15 tonë kanabis, që sipas qytetarit që i ka shkruar Berishës po vidhet. Ai madje ka nxjerrë edhe një video.

‘Po vjedhin drogen e kapur ne Llakatund??

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

“Doktor te uroj shendet, lind nje pyetje. Droga u fut me qeska te zeza dhe po del me qeska te bardha, dhe shum boshe, si ka mundesi? Te lutem anonim, se me kte ordinirin te behet gropa’, shkruan Berisha në FB.