Njëherë e një kohë, bota siç ne njohim nuk ishte asgjë më tepër sesa një kontinent i madh, ku Euroazia, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut, Afrika, India, Antarktida dhe Australia ishin “një”.
Besohet se rreth 300 milionë vjet më parë kontinenti i madh i planetit Tokë, i cili ishte e vendosur kryesisht në hemisferën jugore, filloi të ndahej.
Gjatë kalimit të kohës dhe fenomeneve natyrorë shumë komplekse kontinenti filloi të shpërbëhej dhe dalëngadalë u formuan kontinentet e reja.
Por tanimë një artist, Massimo Pietrobon ka krijuar një hartë me kufijtë modernë politikë që i ka lënë të gjithë gojëhapur.
Ai ka vendosur cdo shtet, pa i ndryshuar kufijtë përkatës, në kontinentin e madh, për të na treguar si do të ishte bota nëse njerëzimi nuk do te jetonte ne 7 kontinentet të ndryshme por në një.