Ata vijnë natën, i zgjojnë nga gjumi dhe i vendosin në një aeroplan. Komandot speciale të policisë dhe të autoriteteve për të huajt gjatë vitit 2016 kanë dëbuar nga Gjermania 22 mijë azilkërkues shqiptarë.

Kështu nis dokumentari “Deportation Class”, prodhimi gjerman që i ka dedikuar 1 orë e 30 minuta historisë së dëbimit të shqiptarëve nga Gjermania.

“Deportation Class” fokuson objektivin në mënyrën se si janë dëbuar shqiptarët azilkërkues nga Gjermania përmes një plani të detajuar: që nga planifikimi i dëbimit kolektiv, mbërritja në mes të natës në banesat e tyre e deri tek ardhja në vendin e origjinës, në Shqipëri.

Dy regjisorët gjermanë, Carsten Rau dhe Hauke Wendler kanë ndjekur nga afër dëbimin kolektiv që i është bërë shqiptarëve në Mecklenburg-Vorpommern . Edhe më herët, ata kanë qenë të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni, pasi dy vite më parë dokumentuan në filmin e tyre “Willkommen auf Deutsch” se si Gjermania reagoi ndaj të sapoardhurve.

Ne “Deportation Class”, ata përshkruajnë ndjenjat e mendimet e të kthyerve duke i shfaqur ata si njerëz me dinjitet.

T mobile In article [4]

Dokumentari është shfaqur në festivalin e Mynihut në muajin maj, ku edhe është vlerësuar nga kritika.