Rrëfimi fillon kohë më parë, diku nëpër fshatrat e thella të Sarajevës. Fshati bëhet gati ta varrosë një plak, që ndërroi jetë një ditë më parë.

Ama familjarët kanë vendosur t’i kapërcejnë “drekat e fundit”, për përcjelljen e të ndjerit, kur familja ndan pije, ushqim dhe shpesh edhe ëmbëlsira, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”.

Duke e pasur parasysh gjendjen e rëndë financiare dhe faktin se një ngjarje e tillë si vdekja secilën familje e përball me shpenzime të mëdha materiale, fshatarët janë pajtuar që një herë e përgjithmonë ta braktisin traditën e kamotshme.

Të parët e fshatit që përjetuan vdekjen e ndonjë familjari e respektuan marrëveshjen. Nuk pati drekë. Por vetëm pak ditë më vonë nisi buja e “të moçmëve” lokalë, të cilët ankoheshin se lënia anash e traditës nuk është një gjë e mirë.

Dhe po, menjëherë u rikthyen drekat e zakonshme, gllënjkat e rakisë dhe përcjellja e bujshme e të vdekurit drejt vendit të prehjes së përjetshme…

Global