Një ditë pas dasmës më të përfolur të këtij viti, asaj mes artistëve Orinda Huta dhe Turjan Hyska, drejtuesi i “Geraldina Sposa”, Armand Peza ka folur në studion e “Lart e Poshtë” për të gjitha detajet e dasmës, ku ka shuar dhe një pjesë të kuriozitetit të shumë njerëzve mbi kostot e asaj mbrëmjeje.

“Është një rregull i pashkruar: vajzat shpenzojnë 3 rroga mujore për një veshje nusërie dhe për dekorin e një feste shpenzohen deri në 10 rroga mujore. Jemi shumë larg kësaj vlere, sadoqoftë rroga e Turit dhe Orindës njëkohësisht.

Sado të duket glamour kjo festë, nuk është se ka kushtuar aq sa mendohet që ka kushtuar”, – ka thënë Peza në intervistën e tij për Eraldo Rexhon.

Por për më shumë detaje nga ajo që u quajt dasma më e bukur, mund të ndiqni intervistën në linkun bashkangjitur.