Pak kohë pas ardhjes në jetë të Tian, djalit të Tunës dhe Patrisit, mamaja më e re e showbiz-it shqiptar u pa në palestër dhe në joga ku merrnin pjesë nëna dhe fëmijët e vegjël.

Më pas, duke lundruar në rrjetet sociale të Tunës, si SnapChat apo Instagram, shihnim që ajo frekuentonte vazhdimisht palestrën, edhe pse e pret një bebush i vogël në shtëpi. Dhe pyetja që na lindte pasi shihnim trupin e saj ishte: “Si mundet?!”.

Epo, këtë përgjigje duket se e morëm (më në fund!).

Këngëtarja e hitit “Duam” ka treguar në SnapChat një foto të të atit në palestër dhe shkruan: “Si babai, ashtu edhe e bija”. Pra, me pak fjalë të gjithë “brumin” e palestrës Tuna e ka marrë nga i ati. Për të gjithë ata që nuk e dinë, babai i këngëtares, Shaban Sejdiu, ka fituar dy herë medaljen e bronztë në dy Lojëra Olimpike, shkruan Blitz.al.

Duke parë moshën dhe trupin e babait të këngëtares, besojmë se edhe e bija do të arrijë të ketë një fizik për t’u pasur zili… “I got it from my dad/ E kam nga babai” – thonë amerikanët.