Dhëmbët e pjekurisë janë të njohur si dhëmbë që dalin pak para moshës njëzet vjeçare, saktësisht mes moshës 17-25. Një i rritur mesatarisht ka katër dhëmbë të pjekurisë, përcjell arbresh.info

Dentistët raportojnë se dhëmbët e pjekurisë janë dhëmbë të panevojshëm, dhe shpesh i sugjerojnë njerëzit që duhet t’i heqin ata për shkak se kinse ndikojnë në gojën tonë dhe në pozitat e dhëmbëve të tjerë.

Pse na duhet dhëmbi i pjekurisë?

Shumë pak njerëz e dinë se dhëmbët e pjekurisë janë të lidhur me zorrën tonë të vogël dhe pjesën e përparme të gjëndrës së hipofizës sonë. Rreth 46% e motorit dhe nervave shqisore në korteksin tonë cerebral është i lidhur me gojën dhe fytyrën.

Pra, nëse e hiqni një dhëmb të tillë, ju do të keni çrregullime në sistemin dhe nyjet.

Heqja e dhëmbëve të pjekurisë ka efekte të tjera shumë të dëmshme në trup, që nganjëherë mund të çojë edhe në vdekje të papritur. 

Heqja e dhëmbëve të pjekurisë është vetëm një biznes Heqja e këtyre dhëmbëve është shndërruar në një biznes. Vetëm në SHBA, mbi 10 milion dhëmbë të pjekurisë hiqen çdo vit. Një thënie e vjetër thotë se këta dhëmbë shkaktojnë probleme me shëndetin, por në fakt nuk është aspak e vërtetë. Ato janë shndërruar në një biznes të madh në një industri nga e cila nxirren miliarda dollarë çdo vit.

Pse duhen dhëmbët e pjekurisë? Dr. Weston Price ka studiuar shëndetin oral dhe sëmundjet e gojës që në vitin 1990. Ai ka hulumtuar tribu dhe ka bërë kërkime të ndryshme tek ata persona, të cilët nuk kanë qenë asnjëherë tek mjeku për probleme dentale, e ka vënë re se gjendja e dhëmbëve të tyre ka qenë shumë e mirë.

Ai nënvizon se shëndeti dental është shumë i rëndësishëm dhe lidhet drejtpërdrejtë me tretjen.

Sipas mjekut, duhet stimuluar kocka me minerale dhe proteina, të cilat ushqejnë dhëmbët. Ai ka vënë re se dhëmbët e fiseve që nuk konsultoheshin me mjekët për shëndetin e tyre dentar, nisën të kishin probleme në momentin që njerëzit po konsumonin ushqime me florur të bardhë dhe sheqer.

Sipas të dhënave, dhëmballët e pjekurisë janë të nevojshme pasi ato janë pjesë e gjithë organizmit të njeriut. Sipas akopunturistëve, këta dhëmbë janë të lidhur me pjesën e përparme të hipofizës si dhe me zorrën e hollë. Kjo traditë mjekësore kineze, e cila është studiuar për më shumë se 5 mijë vite, tregon se ka lidhje mes dhëmbëve vertebrave të shpinës, segmenteve spinale, organeve jetësore dhe gjëndrave endokrine. Pa korteksin cerebral të trurit, 46% e motorit sensor të nervave janë të lidhura me gojën dhe me fytyrën.

Kujdes: Rrënjët e dhëmbit të pjekurisë mund të jenë shumë të rëndësishme Duhet marrë në konsideratë se rrënjët e disa dhëmbëve mund të jenë me të vërtetë shumë të rrezikshme.

Sipas një kërkimi, rreth 57000-175000 njerëz, të cilët kanë hequr rrënjët e dhëmbëve të pjekurisë, kanë dëmtuar nerva të ndryshme në trup. Dihet që sistemi nervor dhe goja janë të lidhura me njëra-tjetrën. Bëni kujdes dhe zgjidheni mirë mjekun nëse vendosni që një ditë të hiqni dhëmbin tuaj të syrit.