Edhe pse për shumicën thyerja e barnave është lehtësim, prapë se prapë ky veprim mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore.

Përtypja e barnave në forma më të mëdha për dikë është problem. Arsyet janë të ndryshme mirëpo shumica e këtyre janë zgjidhur me të njëjtin zgjidhje: me thyerjen në gjysmë, apo shtypja e tyre dhe përzierja me lëngun e preferuar apo me ujë, transmeton gazetametro.net

Kjo fillimisht duket ide e mirë, nëse ju keni arritur të pini ilaçin edhe në këtë mënyrë. Farmaceutët e argumentojnë se kjo nuk është ide e mirë. Sepse kjo mënyrë mund të shkaktojë probleme të ndryshme në organizëm, të paktën në një pjesë të organizmit.

Farmaceutët gjithashtu pohojnë se si pasojë e këtij veprimi mund të paraqiten efekte anësore nga përzierja e barnave, posaçërisht te terapitë me diagnozë të çrregullimeve bipolare ose sëmundjeve të zemrës.  Sepse konsumimi për diagnozat e tilla kërkojnë dozë të saktë të barnave, ndërsa në momentin që ju i thyeni mund të konsumoni dozë më të vogël apo dozë më të madhe.

Në rast që keni ndonjë ndryshim shëndetësor, ju duhet menjëherë të komunikoni me mjekun tuaj.