Nëse pini këtë çaj çdo mëngjes në vend të kafesë ju mund të merrni më shumë përfitime në shëndet që ndoshta nuk i keni ditur. Ja disa prej tyre…
Një zemër më e shëndetshme
Çaji jeshil është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm që mund të ulin presionin e gjakut. Shtrydhni në të një limon për të marrë më shumë vitaminë C shtesë, e cila ndihmon trupin tuaj të përthithë antioksidantë.
Më shumë fuqi
Shkencëtarët zbuluan se kur minjtë konsumonin ekstraktet e çajit jeshil, qëndrueshmëria e tyre u rrit deri në 24%.
Një trup më të hollë
Catechins, antioksidantët e pranishëm në çaj jeshil, janë pro reduktimit të yndyrës së barkut. Dhe studimet sugjerojnë se kafeina që çlirohet nga acidet yndyrore bën që të digjen më lehtë kaloritë (dhe yndyrat).
Lehtësim nga alergjia
Studiuesit japonezë zbuluan se kompleksi EGCG, një tjetër përbërës antioksidant me bollëk në çajin e gjelbër, mund të ndihmojë në forcimin e imunitetit ndaj alergeneve si qimet e kafshëve, polenet dhe pluhuri.
Një kujtesë më e mirë
Një studim i fundit kanadez zbuloi se kur kërmijtë janë zhytur në ujë të mbushur me epicatechin, një antioksidant që gjendet në ushqime si çokollata dhe çaji jeshil, kujtimi i tyre është përmirësuar ndjeshëm. Për fat të mirë, autori i studimit mendon se përfitimet e kujtesës mund të shtrihen edhe te njerëzit