Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela në emisionin Click Plus në TV 21 tha se marrveshja ka qenë që Aleanca të bashkohet në një parti të përbashkët.

Secili nga liderët të mbajnë përgjegjëgjsi për fjalët e thëna dhe për veprimet e veta, unë me sigurinë më të madhe ju them se marrveshja ka qenë e tillë.

Në njërin ndër takimet që kemi pas me dy subjektet tjera ku prezent kanë qenë lideri i Unitetit së bashku me nënkryetarin Zylfi Adilin, ai i Rdk-së së bashku me nënkryetarin Shpat Iseni dhe kam qenë une së bashku me nënkryetarin të partisë sime.

Aty Zylfiu e ka shtruar si çështje se kur do të bahshkohemi në një parti. RDK ka kërkuar kohë që të mbaj kongresin në muajin shkurt por pastaj filluan të ndryshojnë fjalët dhe të ikin nga kjo temë.