Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet që të provojnë se janë mbi 18 vjeç përpara se të lejohen që të kenë akses në faqet e pronografisë në internet duke filluar që nga viti i ardhshëm. Faqeve porno të internetit do tu kërkohet ligjërisht që të instalojnë kontrollet e verifikimit të moshës deri në prill 2018.

Ky vendim është marrë nga qeveria britanike, që lundrimi në internet të jetë sa më i sigurtë për fëmijët. Përdoruesve do t’iu kërkohet që të japin detajet e kartës së identitetit, siç bëhet në faqet e lojrave të fatit në Britani. Nëse kompanitë thyejnë rregullat e përcaktuara në Aktin e Ekonomisë Dixhitale do t’iu bllokohet website.

Gjithashtu këto kompani do të njoftohen për çdo shkelje që do kryhen nga faqet pornografike në. Një organ rregullator do të mbikqyrë dhe do të vërë në zbatim rregullat e reja, raporton BBC.

Sipas një raporti të NSPCC në bërë vitin 2016 pornografia në internet mund të dëmtojë zhvillimin dhe vendimmarrjen e një fëmije. Pornografia është parë 65% nga fëmijë të moshës 15-16 vjeç dhe 48% nga 11-16 vjeç. Ata arritën në përfundimin se 28% e fëmijëve mund të kenë hasur pornografi gjatë lundrimit në internet, ndërsa 19% e tyre e kishin kërkuar qëllimisht.