Këngëtarja Genta Ismaili po vjen me dy këngë.

Përpos këngës solo që pritet të dal së shpejti, ajo po sjell edhe një tjetër projekt me dy emra të njohur të meshkujve të estradës.

Lajmi.net ka mësuar se Genta, Albatrit Muqiqi dhe Nurteeli po vijnë me një këngë bashkë që quhet ‘Po du me t’pa’.

Kjo trio, është prodhim i Nurteelit i cili bashkë me Albatritin kanë bërë edhe tekstin.

Pothuajse çdo gjë rreth kësaj kënge është gati, por, akoma nuk është vendosur data e publikimit.