Autoritet greke kanë bërë publike fotografitë e anëtarëve të grupit kriminal që merreshin me vjedhje të makinave luksoze në shtetin Helen.

Mes të arrestuarve si anëtar i grupit është edhe një shqiptar: Julian Bushka, 36 vjeç. Në pranga kanë rënë edhe 8 persona të tjerë.

ImageJulian Bushka

Sipas hetimeve, grupi që merrej me vjedhjen e makinave luksoze “Range Rover” e “BMW” ka qenë aktiv për shumë muaj gjatë vitit të shkuar. Deri më tani, grupi akuzohet për 11 vjedhje dhe 1 tentativë vjedhje.

8 të arrestuarit e tjerë dhe mjetet e sekuestruara

Policia greke i ka sekuestruar bandës mes të tjerash, 13 makina luksoze, 10 biçikleta, një skaf, 8,195 euro, dhe një sasi të vogël droge.

Anëtarët e organizatës jetonin në luks, edhe pse nuk punonin. Shumica janë emra të njohur për policinë, pasi janë arrestuar për vepra të ngjashme.