Policia e Durrësit ka zbardhur aksidentin e rëndë të ndodhur sot në hyrje të qytetit, ku një këmbësor u përplas nga një ten.

Ajo sqaron se sot rreth orës 10:00 të paradites së të dielës, tek Stacioni i Trenit, lagja nr.4, Durrës, lokomotiva me drejtues mashinistin S.S. ka aksidentuar shtetasin B. K. rreth 60 vjeç, banues në Spitallë.

Sipas policisë së Durrësit, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes së rëndë.

Global