Si çdo sezon tjetër edhe në sezonin e ri seriali “O sa mirë” ka paralajmëruar shumë risi.

U përfol se ndër ndryshimet që do të bëhen në episodet e reja është edhe largimi i aktores Artas Nitaj, e cila në serial luante rolin e “Xhesikës”.

Express Rozë mëson se largimi i saj do të ndodhë vërtetë dhe ajo do të zëvendësohet nga dy aktore të reja, të cilat janë binjake.

Xhesika nuk do të jetë pjesë e serialit në sezoni e ri por rikthimi i saj më vonë është i mundshëm./GazetaExpress/