Dyshja Meda dhe reperi Gold Ag, këto ditë kanë paralajmëruar projektin e tyre më të ri.

Është kënga “Inat”, ajo e cila po vjen nga Goldi dhe Meda, ku sipas paralajmërimit të bërë nga vetë këngëtarët, kjo këngë do të lansohet nesër.

Si Meda ashtu edhe Gold Ag, janë shumë të suksesshëm me projektet e tyre muzikore si dhe janë shumë të angazhuar me mbrëmje muzikore.

Përmes profilit të tij në Instagram, reperi ka bërë të ditur se bashkëpunimi i tij me Medën, do të publikohet nesër në ora 18:00.