Grupi Kaos dhe Ermal Fejzullahu shumë shpejt do të vijnë me një bashkëpunim.

Këtë e kanë bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale, e dita e publikimit të projektit vetëm se po afrohet.

Me datë 15 të këtij muaji do të vijë kënga e shumëpritur të cilës ende nuk ia kanë zbuluar emrin.

Megjithatë, duke pasur parasysh se ata kanë pasur edhe duete të tjera të suksesshme bashkë, ky do të duhej të ishte hiti apsolut i kësaj vere.