Dega e Lëvizjes BESA në Llabunishtë do të propozojë kandidatin për kryetar të komunës së Strugës.

Kjo është vendosur në mbledhjen e përbashkët të degëve të Strugës dhe Llabunishtës, ku unanimisht është vendosur që kandidati për kryetar komune të propozohet nga komuna e Llabunishtës, informon INA.

Ky vendim është firmosur nga kryetari i degës së Strugës, Riat Abdurrahmani dhe kryetari i degës së Llabunishtës, Agim Beqirovski, të cilët janë dakorduar që kandidati për zgjedhjet lokale të tetorit kandidati të jetë nga Llabunishta.

Global

Lëvizja BESA ka nisur përgatitjet intensive për të nxjerrë kandidaturat për kryetar të komunës për zgjedhjet e tetorit. Në disa komuna tanimë janë gati zyrtare kandidaturat brenda forumeve partiake.

T mobile In article [4]