Portali TetovaSot ka arritur të mësojë edhe identetin e personave të plagosur që ndodhi sonte në rrugën “Derivsh Carra” në Tetovë, gjegjësisht në lokalin”Bar Code”.
Siç mëson TetovaSot, personi i plagosur nga përleshja dhe zenka e armatosur është personi me inicialet A.M që mendohet se ka qenë sigurim në lokal.
Ndërsa të lënduarit tjerë siç mëson TetovaSot janë: A.S, E.I dhe E.Z., dhe të cilët janë lëshuar për kurim shtëpiak.
Ende nuk ka asgjë zyrtare nga policia e Tetovës, por se ekipet e policisë po punojnë në zbardhjen e plotë dhe gjithçka që lidhet me incidentin./TetovaSot/