Një artist që punon i qetë dhe këngët dhe projektet e tij dëgjohen gjithmonë shumë e më shumë. Ky është artisti Sefë Duraj, i cili përvec shumë angazhimeve që ka në mbrëmje muzikore e sidomos edhe në dasmë gjatë kësaj verë ka dashur të dhurojë një album të tërë që përmban 10 këngë.

Disa nga këngët janë puna e tij për 6 muaj ndoshta ndonjëra edhe e dëgjuar apo e parë me shumë sukses dhe me klipe, por edhe këngë të reja.

Edhe këtë herë artisti i njohur ka zgjedhur bashkëpunëtorët e ngushtë e më të mirët si: Fatmir Muja, Arsim Bunjaku, Ardian Kastrati, Rrahman Kryeziu e Progy Group. Albumi mban titullin “S’ka si zemra” nën editimin e Eurolindit e sapo ka dalë në treg, ndërsa shumë shpejt do të vijnë edhe disa video në kanalin Youtube të këtyrë këngëve vërtetë të bukura