Prokuroria speciale ka kërkoi paraburgim, por Penalja nuk e përcaktoi këtë masëpër deputetin e BDI-së Ejup Alimi.

Ndërsa koordinatori i Grupit Parlamentar të BDI-së Ejup Alimi, në një deklaratë të shkurtër para gjyqtarëve të apelit tha se edhe nëse e paraburgosin në një vend tjetër, do të arratiset që të kthehet në Maqedoni për të qenë prezent në procedurën kundër tij që zhvillohet këtu.

Ai dhe avokati i tij thonë se ata nuk ndikojnë në dëshmitarët.

Ejup Alimi dhe Ismet Guri janë akuzuar në rastin “Titanik 3”. Të dy janë të akuzuar për shkatërrimin e materialit zgjedhor. Përveç për funksionarë të BDI-së, PSP kërkoi masa kujdesi edhe për liderin e PDSH-së Menduh Thaçi dhe anëtarin e KSHZ-së të kësaj partie, Bedredin Ibrahimi.