Ish Ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti ka konfirmuar intresimin për tu kandiduar në zgjedhjet lokale për Kryetar të Komunës së Gostivarit.  Ai shprehet se nisma për garimin e tij në këtë komunë, ka filluar nga disa intelektual me bindje opozitare si dhe nga disa anltarë nga Aleanca për Shqiptarët.  Mirëpo në LR PDSH, subjektin kryesor që përbën Aleancën për Shqiptarët, thonë se ende nuk kanë shqyrtuar kandidimin e mundshëm të Rushitit.

Zyrtari i LR PDSH-së, Flakron Bexheti, në një pronncim ekskluziv për Gazetën Lajm thotë se ende nuk ka asnjë vendim për kandidaturat.

“Nuk kemi ende asnjë informacion zyrtar rreth kësaj. Deri më tani, ne si subjekt politik nuk kemi biseduar e as nuk kemi marrë vendim për kandidaturat. Nëse do e përkrahim ose jo do ta vendosin organet e parties. Kryesia, kuvendi qendror në kordinim dhe bashkëpunim me degën e LR-PDSH-së në Gostivar”, ka deklaruar Bexheti i pyetur nga Gazeta Lajm nëse LR PDSH do të përkrahë Sulejman Rushitin si kandidat për kryetar të Gostivarit.