Samir Ujkani i ka dhënë fund beqarisë. Ai u martua me bukuroshen nga Prishtina, Efnan Jusufi.
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me bukuroshen nga Prishtina, Efnan Jusufi, duke u bërë kështu baxhanak me sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha dhe ish futbollistin, Enis Fetahu.
Ujkani i lumtur për ditën më të rëndësishme në jetën e tij, bëri shqiponjën në veturë me nusen.
Gazeta Express mëson se kapiteni do ta organizojë dasmën në një restorant në Prizren me 2 korrik.