Kur flasim për tradhëtinë, mendojmë se është mashkulli ai që e praktikon më shumë dhe femra “viktima”. Por, në bazë të hulumtimeve të fundit, edhe femrat, sidmos ato të suksesshmet, e përdorin pushtetin për të tërhequr partnerin.

Hulumtimi më i fundit ka treguar se femrat nuk janë më të matura se meshkujt, por nuk kanë pasur pushtetin e duhur për t’a përdorur si joshje kundrejt partnerit. Profesori Joris Lamers, nga universiteti holandez Tilburg, kishte bërë më shumë se 1500 anketa anonime me lexuesit e një reviste biznesi dhe ka zbuluar se femrat e pushtetshme i tradhëtojnë më tepër partnerët.

Hulumtimi tregoi se midis pushtetit dhe tradhëtisë ka një lidhje të fortë dhe nuk njeh gjini, pasi ndikon si tek femra ashtu dhe tek mashkulli.

Global