Gjatë viteve të fundit, Apple ka lëshuar një iPhone të ridizajnuar një vit para se të përmirësonte komponentët e tij një vit më pas, duke i dhënë modelit një dizajn “S”.

Vitin e kaluar, Apple i qëndroi kësaj tradite me iPhone 7, i cili nuk pati ndonjë ndryshim radikal në dizajn.

Por gjatë dy viteve të ardhshme, Apple pritet që të thyejë këtë traditë, thuhet sipas një raporti nga Nikkei, transmeton Gazeta Express.

Apple ka në plan të lansojë tre iPhone të rinj më 2018, thuhet sipas raportit. Që të re këta celularë do të kenë një lloj ekrani të quajtur OLED, i cili është më i ri dhe ka një teknologji më superiore.

Por para kësaj, Apple pritet që të lansojë një celular Premium më vonë këtë vit, i cili me shumë gjasë do të quhet iPhone 8.

Ky iPhone pritet që të ridizajnohet plotësisht dhe të vijë pa butonin kryesor dhe me një çmim më shumë se 1,000 euro.

Por për shumicën e njerëzve, flitet se Apple do të lansojë dy modele të reja më të përballueshëm, të cilët janë të ngjashëm me iPhone 7 dhe 7 Plus.

Dhe pastaj, më 2018, plani është që Apple të sjell ekranet OLED tek të tri modelet e tij. Madje, sipas Nikkei, Apple ka filluar dizajnimin e këtyre celularëve.