A e keni përjetuar ndonjëherë këtë ndjenjë edhe ju?

Nëse keni përjetuar ndonjë të qarë post-koitale apo thjeshtë një ndjenjë të përgjithshme të pikëllimit pas seksit, mos krijoni panik, pasi nuk jeni e vetmja – në fakt rezulton se kjo gjendje është krejtsisht normale.

Është shumë lehtë të mendoni se ju jeni i vetmi person që e ndjeni këtë, pasi njerëzit tjerë rrallëherë hapen në tema të tilla delikate – për më tepër, nëse bazohemi në komeditë romantike, i vetmi emocion që ndjejmë pas seksit është një eufori e mbushur me endorfin.

Në realitet, ky dëshpërimi pas seksit është plotësisht normal dhe shumë i zakonshëm, në fakt 46% e femrave e përjetojnë këtë deri në njëfarë mënyre.

Mërzitja apo dëshpërimi pas seksit ndodh mënjëherë në minutat e mënjëhershme pas seksit, ku disa femra përjetojnë ndjenja të papritura të trishtimit, ankthit dhe qarjes. Por, kjo gjendje nuk zgjat shumë dhe nuk ka asgjë të keqe për t’u shqetësuar në lidhje me këtë – për më tepër është e rëndësishme të mbani mend se kjo nuk është një shenjë e një seksi të pasuksesshëm, por thjeshtë një reaksion i zakonshëm natyror.

T mobile In article [4]

“Disa persona pëlqejnë të përkëdhelen, të tjerët duan të jenë vetëm, ndërsa disa të tjerë thjeshtë përjetojnë dëshpërimin post- seksual”, sqaron profesori Robert Schëeitzer për raportimin në Daily Mail.

Ai vazhdoi: ”Ekziston një gamë e gjerë e reaksioneve apo përgjigjeve në periudhën e njohur pas aktivitetit seksual, e njohur si ‘faza rezolutive’ ”.

Sipas shkencës, është plotësisht normale, sipas një studimi të kryer në vitin 2017, tregohet se njerëzit luftojnë me të njejtat reagime emocionale pas aktivitetit seksual.

Nëse keni përjetuar këtë ndjesi dëshpërimi më parë, ju mund të kuptoni se kjo është e përkohshme dhe nuk zgjatë shumë. Për më tepër, pasi të qetësohet ky lloj reagimi i dëshpërimit, ju keni në dispozicion 48 orë të mendoni sërish për kënaqësi seksuale.