Zyrtarët izraelitë kanë thënë se nuk do t’i largojnë detektorët metalikë të vendosur pranë një xhamie në Jerusalem, përkundër faktit se instalimi i tyre ka shkaktuar përshkallëzim të shpejtë të konfrontimeve me palestinezët.

Midis rritjes së numrin të përgjithshëm të të vdekurve dhe lënduarve në këtë krizë, izraelitët dhe palestinezët pritet të përballen me konfrontime në javët në vazhdim, pasi të dy palët vetëm sa po i forcojnë qëndrimet e veta, transmeton Express.

Përveç detektorëve metalikë, Izraeli po ashtu ka nisur të instalojë edhe kamera të sofistikuara të sigurisë në njërën prej hyrjeve të oborrit të xhamisë “Al-Aqsa”, e njohur për myslimanët si “Haram al-Sharif” dhe e nderuar nga hebrenjtë si Tempulli Mount.

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë për mediat izraelite se kamerat janë instaluar për t’i kompletuar detektorët metalikë dhe jo për t’i zëvendësuar ata.

Tre izraelitë u theren me thikë për vdekje në një vendbanim hebre në Bregun e okupuar Perëndimor këtë të premte, pak orë pasi tre palestinezë u vranë në dhunën e nxitur nga instalimi i detektorëve të metalit nga Izraeli në një pikë të hyrjes në tempullin shenjtëror në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

Global

Comments are closed.