Tre të dënuar nga burgu i Idrizovës që janë të burgosur për vrasje, por edhe të dënuar për vjedhje dhe mashtrime, janë falur nga presidenti Gjorge Ivnaov, me rastin e festës së Ilindenit më 2 gusht, përcjell TetovaSot.

Ivanov ka falur gjithsejt 58 të burgosur. Njëzet të dënuar i ka falur me nga 3 muaj, 9 me nga 4 muaj dhe 6 i ka liruar nga mbajtja e burgut të cilët kanë pasur dënimi me burg nga 6 muaj.