Ministri i brendshëm italian u bëri thirrje vendeve evropiane të hapnin portet për anijet e shpëtimit të emigrantëve.
Kjo kërkesë erdhi gjatë për bisedimeve për krizën e emigrantëve me homologët e tij francezë dhe gjermanë, raporton gazeta britanike “The Telegraph”
Italia fqinje ka kërcënuar se do të mbyllë portet për anijet humanitare që shpëtojnë emigrantët në detin Mesdhe, nëse shtetet e tjera të BE-së nuk pranojnë të marrin një pjesë të numrit në rritje të refugjatëve që zbarkojnë në brigjet e saj.
“Ne jemi nën presion të madh”, tha Marco Paris në Pari, pak para bisedimeve, të cilat po mbahen si pjesë paraprake e një samiti të Bashkimit Evropian këtë javë në Talin.
Raportet e medias italiane thanë se Roma ka gjasa të kërkojë zbatimin e një kodi evropian sjelljeje dhe “Corriere della Sera” ka konfirmuar se anijet që nuk përputheshin me këtë kod mund të “konfiskoheshin”.
Vetëm gjatë javës së kaluar, rreth 10,000 emigrantë janë transportuar në Itali, pasi janë shpëtuar nga anijet e mbipopulluara dhe që nisen kryesisht nga Libia.