Italia ka rritur tonet kundrejt disa fqinjëve të tij Lindorë me kërkesën për të frenuar prurjet e emigrantëve në territorin e saj. Roma po ushtron gjithnjë e më tepër presion ndaj Evropës, në mënyrë që kjo e fundit të bëjë një ndarje të drejtë në menaxhimin e krizës migratore.

Përgjigja e ashpër erdhi nga kreu i qeverisë italiane, Paolo Gentiloni, i cili tha se nuk pranonte as mësime aq më pak fjalë kërcënuese nga disa prej fqinjëve të tij në planin e politikës emigratore, raporton AFP.

“Ne po bëjmë detyrën tonë dhe presim që gjithë Evropa të veprojë njësoj, përkrah Italisë”, shtoi Gentiloni, duke aluduar qartësisht ndaj kërkesave këmbëngulëse të adresuara nga Austria dhe katër shtete fqinjë tw saj (Poloni, Republika Çeke, Sllovaki dhe Hungari) në mënyrë që Italia të mbyllë dyert e saj.

Global